Bie në pranga shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku 10 persona humbën jetën dhe 45 mbetën të plagosur, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

 

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment nga lodhja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë”, tha zyrtari kroat.

 

Pranjic shtoi se duhen më shumë prova për të dhënë shkakun e vërtetë të aksidentit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, personat që humbën jetën janë të gjithë shtetas kosovarë që udhëtonin me linjën e rregullt, Frankfurt-Prishtinë.