Një mësues në gjimnazin “Ibrahim Temo” në Strugë ka goditur një nxënës të vitit të dytë me dorezë hekuri në kokë. Pas përplasjes, i mituri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësuesi ra në prangat e policisë. Mësohet se sjellja e këtij të fundit ka qenë shqetësuese. Dy ditë më parë, ai ofendoi një kolege si dhe kërcënoi nxënësin e vitit të dytë, të cilin sot e dhunoi.

 

Pavarësisht se Drejtoria e Shkollës vendosi përjashtimin e tij për 3 muaj, ai vazhdontë të qëndronte në ambientet e institucionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";