
Edhe presidenti Ilir Meta shprehu tishtimin e tij për tërmetin e fuqishëm të rënë në Kroaci. Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria dhe Kroacia do të qëndrojnë krah për krah për ta kaluar edhe këtë sfidë.
“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë.
” u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.
Advertisement
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën poshtë rrënojave deri tani, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur.