minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Meta takohet me Vjosa Osmanin: Të rrisim kapacitetet për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

0
Meta takohet me Vjosa Osmanin: Të rrisim kapacitetet për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

Presidenti  Ilir Meta, në kuadër të takimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Meta thekson se në këtë takim ndanë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dy vendeve duhet të rrisin kapacitetet dhe të koordinohen në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore.

 

Advertisement

“Në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” zhvillova sot një takim të ngrohtë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.

Ndamë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligjzbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.

Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë akses dhe ndihmë të pakushtëzuar”, shkruan Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit