Vetëm disa orë para seancës për rezlutën e gjenocidit serb në Srebrenicë, lideri i republikës Srbska Milorad Dodik përsëriti kërcënimin se do të bëjë shkëputje nga bosnja e hercegovina.

Deklaratat Dodik i bëri nga Srebrenica ku përmes një shfaqje provokuese mbërriti me helikoper për të zhvilluar një mbledhje të qeverisë së tij.

“Në 30 ditët e ardhshme do të propozohet një marrëveshje për demarkacionin paqësor. Populli serb nuk mund të jetojë më gjatë në bosnjë e hecegovinë. Ajo që bënë boshnjakët me rezolutën për Srebrenicën është e paligjshme dhe ata nuk i respektuan serbët”, tha Dodik.

Për shkak të vizitës dhe mbledhjes se qeverisë së Dodik, Srebrenica ishte vendosur ‘nën rrethim’ që prej një nate më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Auotmjete të blinduara dhe forca policie u fotografuan në të gjithë vendin.

Dodik ka bërë kërcënime edhe në të kaluarën, që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje./vizionplus.tv