Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu mbërriti në Greqi të dielën, ndërsa dy vendet anëtare të NATO-s përpiqen të zbusin marrëdhëniet e tensionuara nga një sërë mosmarrëveshjesh, përfshirë mbi të drejtat për kërkime për energji në Mesdheun Lindor.

Ndalesa e parë e Cavusoglu ishte rajoni verilindor i Trakës, pranë kufirit turk, ku ai do të takohej me anëtarë të komunitetit mysliman.

Greqia e njeh komunitetin si pakicë fetare por Turqia i referohet asaj si pakicë etnike turke.

Kjo pjesë private e udhëtimit vjen një ditë përpara vizitës zyrtare të Cavusoglu në Athinë ku ai është planifikuar të takohet me homologun grek Nikos Dendias.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash për një numër çështjesh, përfshirë të drejtat territoriale në Egje, kufijtë detarë dhe ajrorë dhe të drejtat e pakicave.

Pas përshkallëzimit të tensioneve vitin e kaluar, dy vendet janë përpjekur të përmirësojnë gradualisht lidhjet dhe Dendias vizitoi Turqinë në mes të prillit për bisedime me homologun turk.

Por një konferencë e përbashkët për shtyp pas atij takimi u kthye në një shkëmbim të rrallë publik akuzash me replika dhe shprehje pakënaqësish./ VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";