Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka lajmëruar masa të reja ndaj të gjithë atyre që kanë neglizhuar vaksinën.

 

Gjatë fjalës së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Vitia deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar, ndërsa shtoi se duke filluar nga e hëna janë në takime intensive për rishikimin e masave të reja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar. Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit, dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”, tha ai.