Mister në Janinë, gjendet një kufomë e mbështjellë me qese mbeturinash në pyll

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Janinë të Greqisë.

Autoritetet gjetën mëngjesin e kësaj të premteje në një zonë pyjore trupin e pajetë të një personi, që i përket gjinisë mashkullore.

Sipas informacioneve të deritanishme të gjitha indikacionet flasin për vrasjen e një burri, rrethanat e të cilës nuk dihen ende. Nuk është zbardhur ende as identiteti i viktimës.

Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vendin ku u gjet kufoma. Autorët e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protothema.gr shkruan se në dorën e majtë të viktimës kishte një palë pranga, ndërsa në dorën e djathtë autorët i kishin lidhur një pistoletë.

Nuk dihet nëse kjo armë është përdorur për të vrarë personin në fjalë. Viktima u gjet i mbështjellë me qese plehrash rreth kokës dhe këmbëve.

Trupi i tij duket se ka lëndime, por deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera. Në vendngjarje ka shkuar eksperti mjekësor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit të viktimës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë kohët e fundit, ndërsa autoritetet po kontrollojne kamerat në rrugët afër zonës ku u gjet viktima./vizionplus.tv/ 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";