
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis premtoi vaksinimin e 8.000 personave në ditë. Gjatë një deklarate për pandeminë, Mitsotakis tha se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të kënaqshme.
“Vaksinimi në vendin tonë po përparon me një ritëm të kënaqshëm, në mënyrë të sigurt, transparente dhe më e rëndësishmja pa gabime deri më sot. 223 linja vaksinimi po zhvillohen në spitalet tona. Shkalla ditore e vaksinimit do të rritet nga rreth 5,000 në ditë në rreth 8.000, ndoshta pak më shumë.”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ai informoi se të enjten u kryen 5,538 vaksina. Në total, siç tha ai, deri më tani gati 27,000 qytetarë janë vaksinuar.