minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Moti i keq godet Greqinë, vërshon uji i detit në shtëpi dhe biznese

0
Moti i keq godet Greqinë, vërshon uji i detit në shtëpi dhe biznese

Erërat e forta dhe shiu i dendur kanë përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje edhe dëme të mëdha materiale.

 

Situata më problematike është në zonën bregdetare të Patras – Pirgos, ku uji i detit vërshoi duke përmbytur rrugët, bizneset edhe shtëpitë private.

 

Advertisement

Niveli i ujit arriti deri në gjysmë metri.

 

Dëme materiale llogariten të jenë të mëdha. Si pasojë e motit të keq, shumë anije kanë pezulluar lundrimin dhe janë ankoruar me urgjencë.

 

Advertisement

Erërat e forta shkulën pemë edhe çati, të cilat ranë në rrugën kombëtare të Prevezës Igumenicës, duke bllokuar qarkullimin rrugor.

 

Probleme janë krijuar edhe në linjat e trageteve, për shkak të erërave të forta.

 

Advertisement

Autoritetet kanë paralajmëruar se edhe në ditët në vijim moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve të reduktojnë lëvizjet në këto zona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit