
Të martën do të ketë vështirësi, deri në bllokim të plotë në të gjitha pikat kufitare, që lidhin vendin tonë me Greqinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria greke e Mbrojtjes, e cila njofton se nga ora 10.00 deri në orën 18.00 do të jetë jashtë funksionit, sistemi i kontrollit online të pasaportave dhe kartave.
Advertisement
Burimet bëjnë me dije se ky bllokim do të vij për shkak të përditësimit të sistemit të të dhënave, për të gjithë shtetasit që hyjnë e dalin nga Greqia.
Të njëjtat probleme do të hasen në të gjitha pikat kufitare të shtetit grek edhe me Maqedoninë e Veriut, apo edhe me Turqinë.
Advertisement
Advertisement