Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Agioi Anargiroi të Greqisë.

Një 28-vjeçare është vrarë nga ish-partneri i saj para komisariatit të policisë. Mediet greke raportojnë se e reja kishte shkuar mbrëmë në komisariat për të kërkuar ndihmë sepse ndihej e rrezikuar nga ish-partneri i saj.

29-vjeçarja fatkeqe kishte shkuar me  mikun e saj në komisariat, ndërkohë mësohet se kishte kërkuar që të kthehej në shtëpi me makinën e policisë, pasi kishte frikë.

Por në atë moment në komisariat nuk ndodhej asnjë makinë, e për rrjedhojë e reja doli nga ambientet e policisë për tu kthyer vetë në shtëpi. Por pak metra jashtë komisariatit atë po e priste ish-partneri i saj 39-vjeçar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sapo pa ish-partnerin, e reja menjëherë mori në telefon policinë, ku tha “kam frikë”, ndërkohë po kthehej me nxitim për të hyrë në komisariat për të shpëtuar nga ish i dashuri.

Për fat të keq e reja nuk ia doli. Ajo u sulmua për vdekje nga ish-partneri. Pas kësaj ai u vetëplagos në qafë, dhe pak më vonë ndërhyri dhe policia duke e neutralizuar.

28-vjeçarja në vitin 2020 kishte kërkuar urdhërmbrojtje, pas denoncimit se ishte përdhunuar e dhunuar nga ish-partneri që do t’i merre jetën 4 vjet më vonë./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";