
Vendimi i KQZ-së që i mohoi kandidimin në zgjedhje Albin Kurtit, si person i dënuar në një hark tri-vjeçar, po merr të gjithë vëmendjen e opinionit publik kosovar.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Denion Ndrenika ka pyetur Elvis Hoxhën nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë se si do të zgjidhet presidenti i Koosvës, në rast mungese votash.
Hoxha ka deklaruar se mund të ketë zgjedhje të reja, nëse gjenden në këtë skenar.
Ndrenika: Pyetja është se çfra ëdo të ndodhë në pjesën tjetër që do të duhet për të zgjehdur presidentin. Ky parim do të të ngecë në numrin e votave.
Elvis Hoxha: Atëherë do të duhet të bëjmë prapë zgjedhje.
Shkojmë në qeveri, nuk do ketë vota për president, do t’bjerë, prapë do shpërndajmë Parlamentin, do bëhen zgjedhje.