Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë, Matjazh Nemec, synon që vendimi për heqjen e regjimit të vizave të miratohet në prill, para se të shpërndahet PE-ja në prag të zgjedhjeve të qershorit.

Nga kabineti i raportuesit nga Sllovenia thanë për Radion Evropa e Lirë se Nemec tashmë ka përpiluar draftin e raportit për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, pasaporta që janë lëshuar nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Nga Zyra e Nemec thanë se Komisioni për liritë qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme i PE-së do të duhej të votonte për këtë raport më 8 prill, në mënyrë që më pas raporti të mund të hidhej në votim në seancën plenare të PE-së që zhvillohet nga 22 deri më 25 prill.

Kjo do të jetë seanca e fundit plenare e përbërjes aktuale të PE-së, pasi nga 6 deri më 9 qershor do të mbahen zgjedhjet e reja për këtë institucion në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Plani, natyrisht, është preliminar dhe në secilin moment mund edhe të pësojë ndryshime, nëse kështu vendos shumica në Parlamentin Evropian”, thuhet në përgjigjen dërguar REL-it nga zyra e eurodeputetit Nemec.

“Qëllimi i raportuesit është që të miratohet kjo dosje në seancën e fundit plenare në prill dhe do të bëjmë përpjekje që kjo të ndodhë”, thanë nga zyra e Matjazh Nemec.

Nemec më 4 prill u emërua raportues i PE-së për ndryshimin e rregullores për liberalizimin e vizave për Serbinë, ku do të përfshiheshin edhe poseduesit e pasaportave të këtij shteti që kanë vendbanim në Kosovë, për të cilat pasaportat i lëshon Autoriteti Koordinues në Beograd. Poseduesit e këtyre pasaportave janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Schengen.

Pasi një vendim i tillë të miratohej nga PE-ja, atëherë për të do të duhej për të të kishte pajtim edhe në Këshillin e BE-së. Në nëntorin e vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi që të hiqen vizat për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, Qeveria e Kosovës e ka kritikuar dhe kundërshtuar një vendim të tillë duke e quajtur “shkelje e integritetit territorial të Kosovës”. Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës e gëzojnë regjimin pa viza që nga 1 janari i këtij viti.

Por, nga ky vendim u përjashtuan ata qytetarë që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u përjashtuan edhe kur u hoqën vizat për qytetarët e Serbisë, në dhjetor të vitit 2009.

Me vendimin për anulimin e vizave për Kosovën, qytetarët që kanë vetëm pasaporta serbe, mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë regjim pa viza me vendet evropiane./REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";