
Autoritetet greke vazhdojnë në mënyrë intensive hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Carolina, pranë foshnjes së saj, nga grabitësit.
Një bandë gjeorgjiane grabitësish, “VOR V ZAKONE”, po hetohet nga policia greke, e dyshuar se ka lidhje me ngjarjen.
Për të zbuluar detaje, grupi hetimor po ushtron presion mbi gjeorgjianin e arrestuar, por sipas mediave greke, ai po bën rezistencë.
Po ashtu, mediat fqinje e përshkruajnë bandën si mizore e ç’njerëzore, ku çdo anëtar, është i barabartë dhe gëzon respektin e të gjithë grupit. Karakteristikat kryesore të tyre janë besnikëria dhe përkushtimi.
Efektivët grekë kanë në “shënjestër” një 38-vjeçar që dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje me miliona euro në një vilë luksoze në periferi të Athinës.