Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë, vlerësoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore më 23 prill.
Ai tha se kryetarët e rinj në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, do betohen të enjten.
“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbeten pa kryetar, dy prej tyre edhe pa Kuvende, e banorët atje pa shërbime komunale, kjo nuk është normale, veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.
Teksa e përmendi edhe betimin e Erden Atiç si kryetar të Mitrovicës së Veriut, kryeministri Kurti nenvizoi se Beogradi ndikoi në daljen e ulët të qytetarëve serbë në zgjedhjet e prillit.
Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore pritet të zmarrin pjesë në ceremoninë e betimit nesër paradite në objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale.