Ngjarja tragjike në Larisa, protesta dhe homazhe në Greqi

Populli grek nuk ka fshehur zemërimin për ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik mes dy trenave në Larisa. Kjo e enjte e ka gjetur popullin helenas me një bilanc tragjik prej 43 viktimash e dhjetra të plagosurish. Në shenjë të revolte ndaj autoriteteve, qytetarët kanë dalë në protestë para kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

 

Protesta u mbajtën në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krahas protestave, qytetarët kanë ndezur dhe qirinjë për jetët e humbura. Autoritetet janë zotuar se do të vënë para drejtësisë çdo përgjegjës të kësaj tragjedie. Ndërkohë, pritet që të dalë para Prokurorisë komandati i stacionit hekurudhor të Larisës. Po ashtu, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Kostas Karamanlis njoftoi dorëheqjen nga posti i tij pas aksidentit tragjik në Larisa.

 

 

Shteti grek ka shpallur tre ditë zie në të gjithë vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";