
Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias ishte sot në Prishtinë, ku u prit nga homologia e tij Donika Gërvalla Schvarz. Pas takimit, ai u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet t’i përkushtohen bisedimeve, për të finalizuar të gjitha marërveshjet.
NIKOS DENDIAS
MINISTER I JASHTEM I GREQISE
“E mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me qëllimin e arritjes së një marrëveshjen ligjërisht të obligueshme dhe sipas ligjeve ndërkombëtare. Është e rëndësishme të respektohen nga të dyja palët të gjitha marrëveshjet e arritura, ky ishte mesazhi im i qartë edhe në Beograd dje”
Dendias foli edhe për situatën ne veri, duke thënë se situata mund të përshkallëzohet nga aktorë të tjerë.
“Nuk duhet të lejojmë palët e treta që të shfrytëzojnë rastin e të shkaktohet jostabilitet në rajon, në këtë drejtim mbështesim rolin e EULEX-it për stabilizim dhe mbështesim në punën e tyre edhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në takimin mes dy ministrave të jashtëm u fol edhe për energjinë si dhe forcimin e bashkëpunimit.