Nis takimi i përbashkët i dy qeverive në Podgoricë, ja marrëveshjet kryesore që do firmosen

Pesë vjet pas mbledhjes së parë, qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të zi ulen kete te hene së bashku në të njëjtën tryezë për të diskutuar projektet, që kanë rëndësi për të dy vendet tona.

 

Mbledhja e qeverive do të zhvillohet në Podgoricë dhe projekti kryesor që kryeministrat Rama dhe Dritan Abazoviç do të firmosin, është ndërtimi i urës mbi lumin Buna.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi nisi në orën 10.30 dhe në orën 13.00 është parashikuar firmosja e nëntë marrëveshjeve  dhe memorandumeve në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes dhe  shëndetësisë.

 

Gjithashtu do të nënshkruhet edhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin shën nipollë-pulaj në territorin e republikës së Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbledhja e parë e përbashkët e qeverise shqiptare dhe asaj të Malit të Zi u zhvillua në Shkodër në 3 korrikun e vitit 2018.