Një nga të arrestuarit në veri të Kosovës do të mbrohet në liri

Radosh Petroviq, i cili u arrestua më 29 maj në Zveçan, në veri të Kosovës, gjatë përleshjes ndërmjet serbëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, është liruar për t’u mbrojtur në liri.

 

Këtë e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) familjarët e tij, duke thënë se është paguar garancia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Petroviq akuzohet nga Prokuroria e Kosovës se ka kryer veprat penale “bashkim për veprime kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit mbi rendin kushtetues të Kosovës, rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe për “sulm ndaj zyrtarëve”.

 

Në ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka konfirmuar se Petroviq është liruar nga paraburgimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Drejtësia fitoi, Radosh Petroviq është lënë në liri! Pse u paraburgos 26 ditë kur të gjithë e dinë se ai nuk ishte fajtor dhe për këtë ka prova?”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter.

 

Ai shtoi se të gjithë serbët e arrestuar “duhet të lirohen”.

Policia e Kosovës deri më tani ka arrestuar dhjetë pjesëtarë të komunitetit serb për shkak të sulmit ndaj KFOR-it, rendin kushtetues të Kosovës apo sulmeve ndaj gazetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tensionet në veri të Kosovës u ngritën më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi në marrjen e objekteve komunale për t’u siguruar hapësirë për të punuar kryetarët e rinj shqiptarë.

 

Kjo u kundërshtua ashpër nga popullata lokale serbe, sepse pas bojkotit të zgjedhjeve të 23 prillit, nuk i pranojnë rezultatet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe me atë rast u plagosën rreth 80 persona nga të dyja palët.

Që atëherë, serbët kanë protestuar çdo ditë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok me kërkesën që kryetarët e rinj të mos vijnë në punë dhe që policia të tërhiqet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komuniteti ndërkombëtar po kërkon de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve./REL/