Policia e Athinës ka arrestuar tre të rinj, dy grekë dhe një shqiptar të cilët akuzohen se kanë rrahur barbarisht një 58-vjeçar, i cili ndërroi jetë.

Sipas protothema.gr, tre të rinjtë ishn pas makinës së 58-vjeçarit me dy motoçikleta dhe në një moment ata u ndalën. Për arsye ende të panjohura njëri prej tyre filloi ta godiste bararisht 58-vjeçarin.

Sipas dëshmive, autori dyshohet se e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon. Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që 58-vjeçari të ketë pësuar atak në zemër, dhe ajo që po shqyrtohet si skenari më i mundshëm është që burri të ketë vdekur nga goditjet që ka marrë në kokë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç tre të rinjve, u arrestua edhe babai i njërit prej tyre, pasi kur policia shkoi në shtëpinë e tij për një kontroll shtëpie, ai u përpoq të fshihte motoçikletën e të birit.

Tre personat e përfshirë kanë qenë në të kaluarën shqetësim për autoritetet për vepra të ndryshme penale./vizionplus.tv