
Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter mëngjesin e kësaj të marte.
Epiqendra ishte 2 kilometra në veri-lindje të Thivan dhe ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.
Advertisement
Nuk raportohet për lëndime në njerëz, apo dëme materiale.
Ditët e fundit, Greqia është goditur nga disa lëkundjë sizmike. Të shqetësuar për aktivitetin sizmik të vazhdueshëm, sizmiologët po hetojnë nëse ato janë pjesë e një tufë lëkundjesh të lehta apo paralajmërese të një tërmeti më të forte, shkruan ekathimerini.
Advertisement