
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter goditi këtë të hënë Kretën në Greqi.
Lëkundjet e tokës u ndjen në orën 09:37 në Arkalohori në Iraklio, ndërsa deri më tani raportohet për një humbje jete edhe 11 të plagosur.
Advertisement
Sipas mediave greke, viktima ishte një punëtor i kishës së Profetit Ilia. Ndërsa disa persona të tjerë u bllokuan në banesat e tyre.
Nga lëkundjet sizmike u shkaktuan dëme të mëdha, ku shtëpi të vjetra u shkatërruan pothuajse totalisht. Më shumë se 1.000 banesa, sipas vlerësimeve fillestare, konsiderohen të papabanueshme.
Advertisement