“Non-grata” e zyrtarëve rusë nga Kosova, ambasada ruse në Serbi del me reagimin e fortë

Ambasada e Rusisë në Serbi e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm.

Në reagimin e selisë diplomatike thuhet se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, për pasojë edhe të gjitha vendimet e Prishtinës nuk kanë fuqi ligjore për Rusinë.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";