Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha sot se nga takimi në Bruksel me Miloslav Lajçak nuk u arrit ndonjë përparim, sa i përket ndonjë marrëveshje të mundshme për targat. Por sipas tij diskutimet sipas tij vazhdojnë me qëllim daljen nga kriza.

 

BESNIK BISLIMI

ZV.KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk ka asnjë marrëveshje për targat. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian, jemi duke diskutuar. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim dhe nuk ka logjikë të diskutohet në publik.

 

Bislimi hodhi poshtë lajmin se ai zhvilloi takim edhe me kryenegociatorin e Serbisë për dialogun Petar Petkoviç dhe kërkoi nga mediat të jenë më të përgjegjshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej kryenegociatori i Kosovës për dialogun tha se nuk e di çfarë do të ndodhë pas 21 nëntorit kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për të gjobitur shoferët serb që qarkullojnë me targa të paligjshme. Ai i qëndroi vendimit të qeverisë për vendimin, duke thënë se hapat janë ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.