O’Brien dhe Eichorst sot në Prishtinë, pritet të takohen me Kurtin

Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vizitojnë sot Prishtinën.

Dy zyrtarët do të zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

O’Brien dhe Eichhorst ditën e djeshme ishin në Serbi ku u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuciç.

Vuçiç tha se në takimin që pati u diskutua edhe për Kosovën dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiç.