minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Opozita kritikon Albin Kurtin/ Partitë politike skeptike për planin europian

0
Opozita kritikon Albin Kurtin/ Partitë politike skeptike për planin europian

Teksa ka mbetur vetëm një javë nga takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Ohër, Partitë opozitare janë shprehur me skepticizëm ndaj qendrimit që ka mbajtur kryeministri Albin Kurti.

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se kryeministrit ka pranuar gjithcka qe permban plani franko-gjerman.

 

Advertisement

VLORA ÇITAKU

 

NËNKRYETARJA E PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

 

Advertisement

“Kryeministri tashmë është pajtuar me çdo gjë në atë plan dhe vetëm është çështje ditësh se kurdo të mbahet ceremonia e nënshkrimit”

 

I ashper me Albin Kurtin është treguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti.

 

Advertisement

AVDULLAH HOTI

 

DEPUTET I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

“Këta qeveritarët që i kemi nuk janë në gjendje të negociojnë asgjë, të imponojnë apo çojnë parapara asgjë nga ana e tyre. Ky draft që është dakorduar në Bruksel është në qarkullim në medie dhe publik që nga shtatori i vitit të kaluar. Këta nuk janë në gjendje të negociojnë asnjë gjë… Çfarë degradimi ky është i procesit që tash dialogu të bartet në Shkup dhe bartet vetëm me negociuar datën se kur themelohet Asociacioni edhe këtë statusin e veçantë të kishës ortodokse serbe ose modalitetet e vetë menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”

Advertisement

 

Nga ana tjeter analisti  i procesit të dialogut, profesori universitar në Britani të Madhe, Seb Bytyçi, thotë se Kosova e ka komoditetin që të negocioje per te marre me te miren.

 

SEB BYTYÇI

Advertisement

 

ANALIST  I PROCESIT TË DIALOGUT

 

“Tek aneksi mund të arrihet një pajtim që ka të bëjë për implementimin e marrëveshjes brenda disa javëve apo mund të zgjatet edhe për disa muaj. Tash Kosova është në një pozitë më komode ku është arritur pajtimi për planin në përgjithësi që nënkupton njohjen de-facto nga Serbia. Gjithashtu kjo nënkupton edhe se nuk mund të ketë kthim prapa për Serbinë. Kjo ia jep Kosovës një komoditet që të negociojë më ashpër sa i përket aneksit të implementimit ku përfshihen edhe çështjes që kanë të bëjnë me Asociacionin”

Advertisement

 

Më 18 mars në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet takimi i mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit Serb Aleksander Vuçiç ku pritet të diskutohet plani i BE-së për dialogun dhe aneksi për zbatimin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit