Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin e komunës së Zveçanit, Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pesë ditë më vonë, përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiqit, i cili u mor në pyetjet sot nga prokuroria serbe në Beograd, por Osmani nuk beson se Serbia do ta dënojë apo ekstradojë atë tek autoritet e Kosovës.

 

“Natyrisht, gjëja e parë që ne e duam është që [shteti serb]t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe terroristët e tjerë Republikës së Kosovës, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend. Serbia nuk ka histori të mirë për vënien e drejtësisë në vend”, tha Osmani të martën për televizionin amerikan CNN.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo theksoi se “nuk ka asnjë rast kur kriminelët që kanë kryer krime lufte dhe gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë që janë vënë para drejtësisë” në Serbi./REL/