Policia greke ka zbuluar një plantacion me një sasi kanabisi mbi 1 ton, si dhe 1253 fidanë kanabisi.

Si pasojë është arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në shtetin grek.

Platacioni është gjetur në një zonë agropylltarie të Tripolit, në Arkadia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç sasisë së fidanëve, janë gjetur një sasi kanabisi, me peshë totale prej një ton, 398 kilogramë e 934 gramë, një peshore precize, mjete që lidhen me kultivimin dhe paketimin e drogës, çadra akomodimi, si dhe pajisje vaditëse në vendin e plantacionit.

Çmimi në treg i kësaj sasie lënde narkotike arrin në 10 milionë euro./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";