Këto janë pamjet dramatike të siguruara nga kamerat e sigurisë, ku shfaqen momentet e para të zjarrit vdekjeprurës që i mori jetën 14 personave mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë. Gjithçka duket se ka ndodhur në më pak se 3 minuta.

Një pjesë e pacientëve kanë dalë mrekullisht nga dritarja e spitalit të improvizuar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar strukturën pak sekonda pas largimit të tyre.

Ndërkohë, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar identifikimin e vitkimave. Sipas prokurorisë, trupat e pajetë, tetë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç, u janë dorëzuar familjarëve.

“Në mesin e viktimave nga zjarri në spitalin e përkohshëm, kishte edhe 2 civilë, gruaja dhe vajza e njërit prej të shtruarve në spital. Megjithëse sipas protokolleve është rreptësisht e ndaluar vizita e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Por kjo ccështje po hetohet pasi mund të kenë ndërhyrë edhe në momentin kur shpërthyen flakët. Pacientët e shpëtuar janë 12, dhe të gjithë janë mire”, u shpreh Gëzim Nuredini, koordinator i qendrës Covid në Tetovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë, ndërsa Gjermania do të ndihmojë me një ekip ekspertësh të policisë Kriminale Federale. Ata do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Brendshme për hetimin e udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";