Parlamenti Europian u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet në kohën kur i gjithë kontinenti evropian po kalon nëpër një situatë të ndjeshme.

 

Këto thirrje u bën nga presidentja e PE-së, Roberta Metsola, gjatë vizitës në Kroaci për shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Zagrebit në Bashkimin Evropian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne si Parlament Evropian u kemi bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të shtensionojnë situatën. Shtensionimi është fjala kyçe këtu. Nuk mund të shohim më shumë dhunë në kohën kur kontinenti ynë është aq i ndjeshëm. Partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor janë tepër gjatë në ‘dhomën e pritjes’ dhe kjo duhet të ndryshojë. Të dyja palët duhet të bëhen serioze dhe ky proces të lëvizë”

 

Udhëheqësja e PE-së, duke iu referuar rolit të Kroacisë në rajon, tha se ky shtet mund të ndihmojë duke luajtur një rol aktiv, por edhe duke shërbyer si shembull se si zgjerimi i BE-së është një tregim suksesi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Transformimi i Kroacisë është shembull që duhet të ndiqet nga të tjerët. Kroacia mund të luajë rol udhëheqës për t’i ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm me mbështetje politike, por edhe me përvojën që ka gjatë procesit, përmes së cilit u bë anëtare”

 

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, tha se shteti i tij është i gatshëm të mbështesë vendet e rajonit në rrugëtimin e tyre drejt BE-së dhe të ndajë me ta përvojën e Zagrebit në këtë proces.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";