Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç u takuan këtë të hënë në Bruksel, por raundi i dytë i dialogut mes tyre nuk solli asgjë të re, vec akuzave të ndërsjellta.

 

Kurti deklaroi se Vuçiç nuk pranoi një ndër pikat e tij kryesore, atë të marrëveshjes se paqes mes dy vendeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Një takim pa asnjë zhvillim konkret” e cilësoi edhe presidenti serb raundin e ri të bisedimeve.

 

Por rrugëtimi i dy vendeve drejt Bashkimit Evropian do të mundësohet vetëm nëse dy palët arrijnë në një kompromis, theksoi pas takimit  Miroslav Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Takimi ishte i vështirë, ndërsa u prezantuan dy qëndrime plotësisht të ndryshme nga të dyja palët për të normalizuar marrëdhëniet në rajon. Si pasojë nuk patën shumë progres. Është shumë e rëndësishme të theksojmë se rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhenieve në rajon.”

 

Dy udhëheqësit ranë dakort që në  muajin gusht të zhvillohet një takim në nivel teknik, ndërsa në shtator do të realizohet diskutimi i radhës i nivelit të lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";