I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë të mërkurën, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilat shkruajnë se takimi do të nis në orën 18:00.

Kjo vizitë e Lajçak në Serbi, vjen pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, njëherësh shef i ekipit negociator të palës kosovare në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Pas këtij takimi, Lajçak theksoi se duhet të hiqen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe që ura mbi lumin Ibër duhet të hapet në një mënyrë që nuk përshkallëzon situatën mes dy vendeve./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";