Patriarku i ri serb, Porfirije e quajti Kosovën Jerusalemin e Serbisë. Teksa mbajti meshën e tij të parë, patriarku ia kushtoi një pjesë të liturgjisë Kosovës. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe presidenti Aleksandër Vuçic, ministrat e disa qytetarë, raporton “Vizion Plus”.

 

“Kosova jonë e përvuajtur është shqetësim i madh për mua, por edhe për Kishën tonë. Për serbët, Kosova nuk është thjesht një mit, sepse mitet i takojnë botës së imagjinatës dhe atje ne ose humbim, ose fitojmë. Kosova është për ne një fije dhe kërthiza që na lidh me djepin tonë shpirtëror dhe historik, me thelbin e identitetit tonë,” tha ai. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Patriarku Porfirije zëvendëson ish-kryetarin e Kishës, Irinej, i ndarë vjet nga jeta pas prekjes nga koronavirusi.