Teksa kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, po “feston” ende fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 21 majit, dy humbësit e qendrës së majtë kanë nisur “një betejë” për dominimin e opozitës në parlamentin grek.

 

Pas disfatës që pësoi partia e tij SIRIZA, Aleksis Tsipras është munduar të gjejë shkakun e humbjes, duke drejtuar gishtin e akuzës nga partia tjetër e majtë, PASOK. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet e tij sociale, Tsipras ka fajësuar “forcat progresive”, të cilat nuk iu përgjigjën dorës së zgjatur nga SYRIZA, gjatë periudhës parazgjedhore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Tsipras, ata kanë festuar për “shembjen” e partisë së tij, në një kohë kur Demokracia e Re gëzonte fitoren e thellë.

 

ALEKSIS TSIPRAS

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KREU I PARTISË SYRIZA

 

“Në zgjedhje fitoi demokracia e re, por në të njëjtën kohë u mposht strategjia e proporcionalitetit të thjeshtë. Forcat progresive, të cilave iu drejtuam për bashkëpunim gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, kishin një front pothuajse ekskluzivisht kundër SIRIZA-s. Në kohën e një fitoreje historike elektorale të së djathtës, ata festuan më shumë se Demokratët për rënien e përqindjeve në të SYRIZA-s.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i “PASOK”, që ka ironizuar komentet e Tsipras.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Më mirë kreu i SYRIZA-s të shikohet në pasqyrë dhe të pyesë veten për qëndrimet e rrezikshme që ka pasur për çështjet kombëtare “siç është ajo për “valutat ” dhe mbitaksimin e shtresës së mesme.”

 

Përplasja mes dy partive është cilësuar si një betejë për dominim në hapësirën e qendrës së majtë, në parlamentin grek.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";