Përkujtohet masakra e 24 viteve më parë në lagjen e Pejës/ Kurti: Serbia të pranojë krimet

Pas homazheve për përkujtim te 40 të vrarëve në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që drejtësia të vendoset në vend. Ai ka theksuar se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë.

 

“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë e për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërkaq Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë, në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxjerrën para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit, por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të “Dardanisë” së Pejës dhe mbarë kombit shqiptar”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot janë kujtuar dhe nderuar viktimat e lagjes Dardania 1, 2 dhe 3. Shumë qytetarë  mbajtën homazhe në pllakën përkujtimore për masakrën e 27 marsit 1999.