“Përkushtim për dialogun”, SHBA: Moszbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë, mundësi e humbur

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka deklaruar se mos-gatishmëria e Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar Marrëveshjet e dala nga procesi i dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian  është një mundësi e humbur për të dyja palët.

“Takimet e  Josep Borrellit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet të ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, tha James O’Brien.

Takimi i  nivelit të  lartë mes Kurtit dhe Vuçiç nuk u zhvillua edhe pse ishte paralajmëruar më herët nga BE duke mos prodhuar kështu asnjë rezultat.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell,tha se  kryeministri I Kosovës  e kushtëzoi vazhdimin e dialogut me tri kërkesa: nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia refuzoi zyrtarisht ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën dhe dorëzimin e  Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Borrell theksoi po ashtu se Vuçiç nuk ishte i gatshëm t’i pranonte plotësisht kushtet e Kosovës./vizionplus.tv