Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me përmbytjet të ndodhura në Pejë ku si pasojë pati dy viktima.
Kurti është shprehur se qeveria po merret me hartimin e hartave ku do të evidentohen zonat e prekura nga fenomenet natyrore dhe të krijohet plani për meanxhimin e tyre.
Kryeministri Kurti tha se Kosova po lobon për të marrë fonde, pasi në infrastrukturë i duhen 1.3 miliardë euro për tu përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike.
“Ndryshimet klimiatike paraqesin një rrezikshmëri të lartë. Kosova është po aq e rrezikuar nga zjarret dhe përmbytjet. Modelimet tregojnë një rritje më të madhe të temperaturatës.
Infrasturkturës e dorës së njeriut ka rol kyç. Duhen shamngur ndërtimet në zonat e prekshme nga fenomenet natyrore.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Qeveria po merret me hartimin e hartave të zonave ku ndodhin përmbytje dhe planin e menaxhimit të tyre. Do zbatojmë plane në përshtatje me ndryshimet klimatike. Po lobojmë që Kosova të marrë fonde për përshtatjen në ndryshime klimatike.
Kosovës i duhen 1.3 miliardë euro në infrastruktrë për përshtatjen ndjaj ndryshimeve klimatike”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";