Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Kostas Karamanlis njoftoi dorëheqjen nga posti i tij pas aksidentit tragjik në Larisa. Në deklaratën e tij, ish-ministri thekson se dorëheqja e tij është një shenje minimale respekti ndaj viktimave të ngjarjes së rëndë.

 

“Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike.

Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek”, deklaroi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga tragjedia e përplasjes së trenave mbetën të vdekur të paktën 36 persona dhe dhjetra të plagosur. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të mbetur. Nga ana tjetër për ngjarjen e rëndë është arrestuar komandanti i stacionit të Larisës.