Përplasje e trenave në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e shtetit fqinj, bashkohemi në lutjet e tyre

Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjet e viktimave nga aksidenti tragjik mes trenave në shtetin grek. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama shprehet se ndjen dhimbjen e shtetit fqinjë dhe lutet për kombin e tyre në këto momente të vështira.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama.

Më herët reagoi dhe presidenti Bajram Begaj, i cili theksoi se Shqipëria qëndron pranë Greqisë në këto momente të vështira për shtetin fqinj. Nga përditësimi më i fundit nga autoritetet vendase raportohet për 36 viktima dhe dhjetra të plagosur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";