
Përplasja e një autoveture me një kamion i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në Greqi.
Sipas mediave fqinje, nga aksidenti ne Halkidiki ka humbur jetën një 29-vjecar shqiptar.
Advertisement
Ai lëvizte me një automjet në kohën kur është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjecar grek.
Përplasja ndodhi në orën 6:50 të mëngjesit të kësaj të mërkure në kilometrin e 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia.
Advertisement
I riu shqiptar u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku është konfirmuar edhe vdekja.
Advertisement