Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit, qeveria dhe opozita maqedonase në aktivitete të ndara

Në aktivitete të ndara të pushtetit dhe opozitës shqiptare, Maqedonia e Veriut përkujton sot marrëveshjen konizë të Ohrit e cila i dha fund konfliktit disamujor në vend në vitin 2001.

Në një panel diskutimi në përkujtim të nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se marrëveshja është për shtetin e jo për pjesëmarrje të një partie politike në pushtet.

“Maqedonia e Veriut do të përparojë nga një shtet me marrëveshje në një shoqëri të marrëveshjes, pra nga një shoqëri pas konfliktit, funksionimi i së cilës garantohet me një marrëveshje paqeje, detyra jonë është ta bëjmë Maqedoninë e Veriut një shoqëri moderne, në të cilën institucionet do të pasqyrojë barazi të plotë në çdo nivel dhe dimension të funksionimit”, tha Mexhiti.

Ndrsa kryetari i Bashkimit demokratik për integrim Ali Ahmeti, në një aktivitet organizaur nga fronti demokratik tha se vendi mund të ecë përpara vetëm përmes marrëhdënieve të mira ndëretnike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në radhë të parë në mes komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltitin serb, bullgarët dhe grekët”, u shpreh ai.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajti gjithashtu një seancë në përkujtimit të marrëveshjes së Ohrit ndërsa gjatë ditës janë organizuar edhe aktivitete të tjera. /vizionplus.tv