“Në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdarë, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Kështu ka deklaruar Ministria e Jashtme e Kosovës. Në njoftim theksohet se nuk është i sigurt as kalimi i makinave të udhëtarëve. Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e së hënës, por pikat kufitare Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë  vijojnë të mbeten të mbyllura edhe mëngjesin e kësaj të marte.

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë hyrë në territorin e Serbisë dhe po udhëtojnë drejt Kosovës, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të udhëtojnë përmes Maqedonisë së Veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat serbe thanë se rrugët janë bllokuar nga drejtues të kamionëve me mallra serbë, si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe që nga 14 qershori. Ky vendim erdhi pasi tre pjesëtarë të policisë së Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe dhe po mbahen në qytetin e Kralevës në Serbi. Incidenti shtoi tensionet mes dy vendeve.

 

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Serbisë të lirojë menjëherë policët e Kosovës. Por deri tani Beogradi nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta bëjë këtë. Ndërkohë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka bërë thirrje të dyja palëve për mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel. Në rast refuzimi do të ketë pasoja si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";