minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Plumbat e kapën në fytyrë, ekzekutohet në mes të ditës “bossi” i mafias greke

0

Një ekzekutim mafioz ndodhi pasditen e së enjtes në Chalandri, në rrugën Papanikoli.

Sipas mediave greke, viktimë mbeti Giorgos Moschouris, i njohur si një nga figurat udhëheqëse të të ashtuquajturës “Mafia Greke”.

Moschouris, i njohur në botën e krimit me nofkën “Thamnakias”, sapo kishte dalë nga një qendër diagnostikuese, kur persona të panjohur që udhëtonin me një automjet iu afruan dhe e qëlluan me breshëri automatiku tip kallashnikov.

Plumbat e kapën në fytyrë, ekzekutohet në mes të ditës “bossi” i mafias greke

Advertisement

Ai mori disa plumba, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e krimit u gjetën shumë gëzhoja plumbash, ndërsa pak më vonë u gjet një automjet i djegur në zonën Patima Halandriu, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Policia po shqyrton pistën e larjes së hesapeve brenda botës së krimit të organizuar, pasi Moschouris kishte shpëtuar nga një atentat më parë në vitin 2020, në Voula, jashtë një pastiçerie të njohur.

Advertisement

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit