Një anije që po bartte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë është fundosur në lumin Drina gjatë natës, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq më 22 gusht.

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, policia kufitare në Llubovi u informua nga autoritetet kufitare të Bosnje e Hercegovinës, por edhe nga qytetarët, që gjatë natës një anije me emigrantë është fundosur në Drina. Ata po tentonin ta kalonin lumin nga Serbia nga qyteza Dërllaça në komunën e Llubovisë dhe Orliçit në komunën Zvornikut”, tha Daçiq, sipas njoftimit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, pjesëtarët e policisë dhe Departamenti për Situata Emergjente shkoi në vendngjarje dhe po kryhen kontrolle në lumë, thanë autoritetet serbe.

Sipas emigrantëve që dolën në breg, në anijen e fundosur thuhet se ishin 25 persona. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit gjetën 18 persona në breg, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, tha MBP-ja serbe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet serbe thanë se në kërkime po marrin pjesë policë serbë, pjesëtarë të Departamentit për Situata Emergjte, pjesëtarë të zhytjes në Xhandarmërinë e Serbisë, por edhe zyrtarë nga Bosnja.

Serbia është pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilët emigrantët kalojnë për të shkuar drejt Evropës perëndimore.

Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën të paktën 40 emigrantë, teksa po tentonin ta kalonin atë, sipas të dhënave të Radios Evropa e Lirë deri në shkurt të vitit 2024.

Vitin e kaluar, më shumë se 100.00 emigrantë kanë kaluar përmes Serbisë, apo 12 për qind më pak se në vitin 2022, sipas të dhënave të Komisariatit serb për Refugjatë dhe Migrim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ky komisariat thanë më 2 gusht se numri i emigrantëve që kanë kaluar përmes Serbisë këtë vit është 80 për qind më i ulët sesa më 2023./rel