Policia e Kosovës gjen pesë granathedhës në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan

Policia e Kosovës ka gjetur pesë granathedhës në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.

Sipas mediave në Kosovë, lajmë është konfirmuar nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, u shpreh Elshani.

Në shtator të vitit të kaluar në Banjskë u sulmua Policia e Kosovës nga një sulm terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";