
Policia e Kosovës po zhvillon aksionin e tretë gjatë kësaj jave në veri të vendit.
Aksioni i policisë është i lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar apo për sende të gjetura.
Advertisement
Gjatë javës, Policia e Kosovës, ka realizuar edhe dy aksione të tjera në katër komunat veriore që lidhen me sulmit terrorist.
Kontrollet kanë për qëllim kapjen e personave që mund të jenë të përfshirë në ngjarjet e 24 shtatorit.
Advertisement