Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha se policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që ka kontrabanduar qindra pakistanezë nga Ballkani në Bashkimin Evropian.

 

Kontrabandistët kanë marrë kryesisht migrantë pakistanezë nga kampet e refugjatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe më pas i kanë transportuar ata me furgonë në Itali, ose në disa raste në Spanjë, tha Europol-i.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në hetimet që kanë zgjatur me muaj kanë marrë pjesë autoritete të zbatimit të ligjit nga Bosnja, Kroacia, Italia, Rumania, Franca dhe Sllovenia, së bashku me Europol-in dhe Eurojust-in – agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor.

 

Hetimet kanë çuar në arrestimin e 15 personave në prill dhe maj – 12 prej tyre në Spanjë dhe nga një në Kroaci, Slloveni dhe Rumani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dyshuarit, të cilët janë kryesisht pakistanezë, por edhe kolumbianë, spanjollë dhe rumunë, “kanë përdorur furgonë dhe kamionë për të fshehur migrantët e parregullt, ndërsa i kanë transportuar në kushte kërcënuese për jetën”, tha Europol-i.

 

Kreu i grupit është arrestuar në Rumani dhe është transferuar në Spanjë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet kanë filluar në gusht të vitit 2020, kur Sllovenia ka arrestuar një të dyshuar për transportimin e 55 migrantëve në një kamion.

 

Forcat e rendit në Kroaci kanë kapur gjithashtu një kamion, që ka kontrabanduar 77 migrantë në kushte kërcënuese për jetën, tha Europol.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një tjetër operacion, autoritetet kroate kanë zbuluar dy automjete me 47, përkatësisht 21 emigrantë.

 

Policia vlerëson se grupi ka fituar së paku 2 milionë euro nga kontrabandimi i rreth 400 njerëzve në BE, në muajt e fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontrabandistët kanë kërkuar nga 3,000 euro për kalimin e migrantëve nga Bosnja në Slloveni.

 

Për të kaluar nga Bosnja në Itali atyre u janë kërkuar 5,000-8,000 euro./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";