Në një intervistë për RTK politikani opozitar serb Nikolla Sanduloviç, i cili u dhuna nga agjentët e shërbimit sekret pasi bëri homazhe për familjen Jashari në Prekaz, ka deklaruar se pjesë e personave që e torturuan kanë qenë dhe krerët e Listës Serbe. Ai ka akuzuar Milan Radojiçiç, Goran Rakiç si dhe udhëheqësin e bandave në veri, Zvonko Veselinoviç.

“I kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju. Personi që më ka xhiruar me telefon ka qenë edhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiç, ndërsa personat e tjerë kanë qenë me maska. Ekziston mundësia e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Milan Radoiçiç. Personi tjetër, i cili me ka grushtuar pas koke me siguri të madhe mund të them se ka qenë Zvonko Veselinoviç”, ka deklaruar Sanduloviç.

Sipas Sanduloviç, president i Serbisë qëndron pas tentativës për vrasjen e tij.

“Pra, situata është vetëm vazhdimësi e asaj që keni dëgjuar nga historitë e mia dhe ndodhive mes meje dhe Aleksandër Vuçiçit. Por tani presioni është edhe më i madh dhe kërcënimet janë të dukshme dhe të hapura, siç janë kërcënimet me jetë, dhunime, djegie të shtëpisë e kështu me radhë. Vuçiç është personi i cili qëndron pas kësaj dhe lirisht mund të them tentim për vrasje”, shtoi Sanduloviç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera politikani opozitar ka theksuar se deri më tani autoritetet nuk janë marrë me hetimin e dhunës ndaj tij.