Serbia do të vazhdojë politikën e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, përkundër presionit të madh që merr nga Perëndimi, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Andrei Kondrasov, Vuçiç tha se do të përpiqet të mbrojë qëndrimin e tij për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë në të ardhmen.

“Përgjigja ime do të jetë e njëjtë, se ne do të përpiqemi të mbrojmë pozicionin tonë sa më shumë që të jetë e mundur. Këtë e bëjmë tash e dy vjet. Nuk e di se sa do të mund ta vazhdojmë këtë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se vendimi për të mos vendosur sanksione është marrë në interes të vendit dhe bazuar në përvojën e popullit serb nga sanksione të ngjashme të vendosura ndaj tij në të kaluarën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne vendosëm ta dënojmë konfliktin, siç bënë të gjithë, por jo të vendosim sanksione. Ne e dimë se si është kur të vendosen sanksione dhe do të ishte e padrejtë të sillesh kështu me popullin mik rus”, theksoi Vuçiq.

Serbia është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione, duke e cilësuar këtë qëndrim si “të ndershëm” dhe ka përdorur shprehjen popullore: “Një mik i mirë shihet në vështirësi”.

Vuçiç i uroi “popullit vëllazëror rus” stabilitet dhe sukses në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Ju uroj suksese dhe shpresoj se do të kemi mundësinë të takohemi më shpesh dhe më lehtë se në dy vitet e mëparshme”, tha presidenti serb në fund të intervistës së tij për TASS. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";